MAGAZINË /

Policia bllokon një kafene në Teheran, e akuzon për promovim të satanizmit

Autoritetet iraniane bastisin dhe arrestojnë rregullisht tubime, të tilla si koncerte rock dhe heavy metal, të cilat i akuzojnë për promovimin e "Satanizmit".

Shkruar nga Versus

Policia bllokon një kafene në Teheran, e akuzon për promovim

Policia iraniane ka mbyllur një kafene në qendër të Teheranit, të akuzuar për promovimin e "aktiviteteve satanike ", raportuan mediat iraniane të hënën. I vendosur në rrugën e famshme Valiasr, dyqani priste evente me muzikë që "inkurajonte sjellje devijante", sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Një video e shkurtër, pa zë, e transmetuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, tregon një sallë të mbushur plot ku muzikantët luajnë kitarë ndërsa klientët tundin kokën me muzikën.

Autoritetet iraniane bastisin dhe arrestojnë rregullisht tubime, të tilla si koncerte rock dhe heavy metal, të cilat i akuzojnë për promovimin e "Satanizmit".

Republika Islamike shtyp aktivitetet që i konsideron në kundërshtim me vlerat islame ose të ndikuara nga kultura perëndimore.

Poll