“Dua t’i kërkoj falje kujdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva…” Një kampione si Luiza Gega, di të kërkojë edhe falje si e tillë. Pas rënditjes në vendin e 9-të atletja 35-vjeçare e cila e mbylli garën me kohën 9:41.27, duke mos arritur të kualifikohet në finale, bëri një postim të ndjërë në rrjetet sociale, ku dhe rrëfen problemet që siç duket e mbajtën larg nga podiumi kësaj here.
View this post on Instagram
Postimi i plotë:
“Është kaq vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem. E di që do kalojë, çdo gjë kalon me kohën, por në këtë moment dhemb shumë sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ia dal. Pavarësisht se gjërat që nga muaji prill, pasi u sëmura, morën ‘dishezën’, përsëri përpiqesha fort çdo ditë. Edhe pse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim, përsëri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të nivelit të lartë, por nuk ndodhi kështu. Edhe pse nuk e kam thënë, kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo, por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë. Dua vërtet t’i kërkoj falje kujtdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështesin si në ditë të mira ashtu edhe në të vështira.”







