
Gazetarja Ola Bruko dhe këngëtari Endri Prifti kanë ndarë disa detaje rreth lidhjes së tyre në një intervistë gjatë programit “Ndryshe”. Ata e zyrtarizuan romancën disa muaj më parë, pavarësisht se zërat për lidhjen e tyre kishin filluar të qarkullojnë më herët. Kjo romancë u krijua gjatë realizimit të programit “Dola te Ola”, ku Endri dhe Stefi Prifti ishin bashkëprezantues me Olën.
Endri e përshkroi lidhjen si një zhvillim rastësor pas tre vitesh bashkëpunimi, ndërsa Ola theksoi se asnjë nga ata nuk e kishte kërkuar këto emocione, por se lidhja u zhvillua natyrshëm duke kaluar shumë kohë së bashku në punë. Ata përpiqeshin të organizonin programet dhe kalonin kohë me njëri-tjetrin, duke ndarë momentet gjatë javës.
Megjithatë, lidhja e tyre ka ngjallur komente dhe spekulime, veçanërisht në platformat sociale. Ola reagoi ndaj këtyre komenteve, duke shpjeguar se disa njerëz e akuzuan atë për ndarjen nga ish-bashkëshorti për shkak të Endrit, një situatë që e konsideron të padrejtë dhe të dhimbshme. Ajo sqaroi se lidhja me Endrin filloi pasi ajo nuk ishte më e martuar dhe se spekulimet mund të kenë ndikim negativ mbi fëmijët e saj, të cilët e duan shumë Endrin dhe presin me padurim ta takojnë.
'Çdo kujt mund t'i ndodh një e mirë apo e keqe në jetë. Mua më kanë shkruajt deri aty sa thonë prishe familjen për Endri Priftin dhe kjo është shumë e tmerrshme. Këto mesazhe më vrasin për fëmijët e mi, duke qenë se i kam dhe adoleshentë. Ata mezi presin ta takojnë Endrin. Që ta qartësojë njëherë e mirë kur unë jam lidh me Endri Priftin nuk kam qenë e martuar. Askush nga ne nuk e toleron dot tradhëtinë' është shprehur gazetarja. /Versus.al







