MAGAZINË /

Priti të trashëgonte orën e shtrenjtë si dhuratë, aktori i njohur zhgënjehet nga Russell Crowe!

Shkruar nga Versus

Priti të trashëgonte orën e shtrenjtë si dhuratë,

Aktori i njohur Aaron Taylor-Johnson ka ndarë një histori të veçantë dhe disi zhgënjyese për dhuratën që mori nga Russell Crowe pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Kraven the Hunter”.

Gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live më 10 dhjetor, aktori tregoi se kishte shpresuar të merrte një orë Patek Philippe me vlerë 500,000 dollarë, pasi kishte dëgjuar për dhuratat luksoze që Crowe kishte bërë për aktorët e tjerë të filmit.

Në “Kraven the Hunter”, Taylor-Johnson luan rolin e Sergei Kravinoff, një personazh që bëhet gjuetari më i madh i botës pas një përballjeje me një luan. Ai rrëfeu një moment të paharrueshëm me Crowe gjatë xhirimeve, kur ky i fundit e thirri dhe i tregoi një orë të shtrenjtë.

“Ai më tha: ‘Eja, bir, shiko këtë orë.’ Unë mendova se ishte një orë proviziore, por ai më sqaroi se ishte një orë reale,” tha Taylor-Johnson.

Poll