SHBA- Presidenti Donald Trump ka patur një takim të veçantë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë ku bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke realizuar dëshirën e një djali nga familja shqiptare Xhaferi.
Ky moment i ngrohtë dhe emocional u transmetua edhe përmes videos që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.
Videon e ka publikuar në platformën X edhe asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja për komunikim, Margo Martin.
“Moment prekës mes Presidentit Trump dhe familjes Xhaferi”, shkroi ajo në përshkrimin e videos.
Sipas raportimeve, ky takim u organizua në kuadër të iniciativës bamirëse “Make-A-Wish” (Shpreh një Dëshirë), një organizatë me mision të veçantë: të plotësojë dëshirat e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje serioze dhe kritike.
Gjatë këtij takimi të veçantë, Trump i dorëzoi djaloshit edhe një monedhë si një kujtim të veçantë nga kjo përvojë e paharrueshme. Versus.al







