AKTUALITET /

Helmimi në kopshtin e Gramshit, autoritetet shëndetësore: Priten të dalin nesër analizat për 76 mostra nga fëmijë e të rritur

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar rasti është vënë menjëherë në hetim.

Shkruar nga Versus
Helmimi në kopshtin e Gramshit, autoritetet shëndetësore: Priten
Foto ilustruese

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar rasti është vënë menjëherë në hetim.

Përmes një postimi në "Facebook", theksohet se 1 fëmijë paraqitur në spital me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike.

Ndërkohë që rezultatet e analizave për 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, ende nuk kanë dalë dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme.

Reagimi:

Sqarim për median dhe publikun

Në vijim të raportimeve në media mbi një situatë të ndodhur në një institucion parashkollor në qytetin e Gramshit, sqarojmë se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor është vënë menjëherë në ndjekje të rastit.

1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse.

Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025.

NJVKSH Gramsh ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës.

Theksojmë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në kohë dhe me profesionalizëm, dhe nuk ka vend për shqetësim të shtuar në këtë fazë.

Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në mënyrë transparente, sapo të përfundojnë analizat dhe verifikimet përkatëse.”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mediat raportuan pak më parë lidhur me një rast alarmant helmimi në qytetin e Gramshit ku 70 fëmijë ishin infektuar nga salmonela. Versus.al

Poll