AKTUALITET /

LETRA/ Produktet "“Edilbles” me përmbajtje kanabisi tregtohen pranë shkollave, policia shkresë Ministrisë së Arsimit

Në një letër drejtuar ministrisë së Arsimit, policia thotë se produktet “Edilbles”, të cilat në dukje janë produkte ushqimore, kanë përmbajtje të lartë të THC-së dhe tregtohen në formë xheli apo haribosh.

Shkruar nga Versus

LETRA/ Produktet "“Edilbles” me përmbajtje kanabisi

Policia e Shtetit ka identifikuar produkte me përmbajtje kanabisi që shiten pranë ambienteve të shkollave, duke rrezikuar nxënësit si pasojë e një forme të re të trafikut të substancave psikoaktive.

Në një letër drejtuar ministrisë së Arsimit, policia thotë se produktet “Edilbles”, të cilat në dukje janë produkte ushqimore, kanë përmbajtje të lartë të THC-së dhe tregtohen në formë xheli apo haribosh. .

Autoritetet po ashtu ngrenë alarmin edhe për pasojat që këto produkte kanë për organizmin sidomos te fëmijët.

Përmes kësaj shkrese bëhet apel edhe për ndërgjegjësimin e stafeve të sistemit arsimor parauniversitar dhe nxënësve.Versus.al

LETRA/ Produktet "“Edilbles” me përmbajtje kanabisi

Poll