AKTUALITET /

GJKKO rrëzon kërkesat e Veliajt, nuk lejon qëndrimin e kryebashkiakut jashtë kafazit të qelqtë. Seanca shtyhet më 23 qershor

Prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, kanë kërkuar rrëzimin e këtyre kërkesave, duke argumentuar se ligji parashikon seanca publike, por jo transmetim të drejtpërdrejtë të proceseve penale,

Shkruar nga Versus

GJKKO rrëzon kërkesat e Veliajt, nuk lejon qëndrimin e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar pesë kërkesat paraprake të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në seancën e zhvilluar këtë të martë.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë, ndërsa përmes një deklarate me shkrim ka kërkuar që procesi të mos vijojë pa iu vënë në dispozicion 24 fashikujt e dosjes dhe provat elektronike, si dhe të lejohet të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancave.

Avokati i tij, Plarent Ndreca, ka paraqitur gjithashtu disa kërkesa shtesë, mes tyre lejimin e transmetimit live të procesit gjyqësor, marrjen në dispozicion të kallëzimeve anonime ndaj klientit të tij dhe zhvillimin e seancave çdo dy javë në vend të një herë në javë.

Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado kanë kërkuar rrëzimin e këtyre kërkesave, duke argumentuar se ligji parashikon seanca publike, por jo transmetim të drejtpërdrejtë të proceseve penale, ndërsa kërkesat e mbrojtjes nuk mbështeten në praktikën ligjore.Versus.al

Poll