AKTUALITET /

Festimet për Pavarësinë e SHBA-së, ndalohen nesër për 3 orë ngritja e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve

Kufizimi do të jetë në fuqi më 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në 21:00, dhe do të zbatohet në një perimetër prej 150 metrash rreth Pallatit të Kongreseve, si dhe në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit

Shkruar nga Versus

Festimet për Pavarësinë e SHBA-së, ndalohen nesër

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të fluturimeve me dronë në zonën përreth Pallatit të Kongreseve, në kuadër të masave të sigurisë për festimet e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë me kërkesë të autoriteteve të sigurisë dhe në bashkëpunim me Albcontrol, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive.

Kufizimi do të jetë në fuqi më 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në 21:00, dhe do të zbatohet në një perimetër prej 150 metrash rreth Pallatit të Kongreseve, si dhe në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet kanë apeluar për respektimin e këtij vendimi nga përdoruesit e dronëve, duke theksuar se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Masa vjen në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e festimeve të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, e cila përkujtohet çdo vit me evente të ndryshme edhe në Shqipëri.Versus.al

Poll