AKTUALITET /

FOTO/ Ky është resorti luksoz “Zig zag” me 5 yje që u sekuestrua nga SPAK në Jal, në pronësi të Isa Aliut

Sipas hetimeve, objekti turistik me 5 yje, i ndërtuar në zonën e Jalës dhe me kapacitet rreth 200 dhoma, është pjesë e një rrjeti të gjerë pasurish të sekuestruara në disa qytete të vendit

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ky është resorti luksoz “Zig zag” me 5 yje që u

Hoteli “Zig Zag” në Jalë është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një operacioni të gjerë ndaj një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në pastrim parash dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Sipas hetimeve, objekti turistik me 5 yje, i ndërtuar në zonën e Jalës dhe me kapacitet rreth 200 dhoma, është pjesë e një rrjeti të gjerë pasurish të sekuestruara në disa qytete të vendit.

Autoritetet bëjnë me dije se në total janë identifikuar 491 pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro, përfshirë hotele, vila luksoze dhe prona të ndryshme në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmi dhe Sarandë.

Sipas SPAK, grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa skema e pastrimit të parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dyshohet të jetë drejtuar nga Isa Aliu.

Hetimet vijojnë për gjurmimin e origjinës së fondeve dhe identifikimin e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit, janë caktuar edhe masa “arrest me burg” për disa persona, mes tyre Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.

Poll