MAGAZINË /

Pronari aksidentohet me vdekje, qeni i tij e pret pranë makinës të dilte i gjallë

Qeni i viktimës, i cili ndodhej edhe brenda mjetit fatal, u çlirua nga makina e dëmtuar rëndë. Të gjithë në vendngjarje u përpoqën ta qetësonin, ndërsa ai priste më kot që nga makina të diltë i gjallë dhe pronari i tij.

Shkruar nga Versus

Pronari aksidentohet me vdekje, qeni i tij e pret pranë makinës

Një 54-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në mbikalimin e Agia Marina në Lamia të Greqisë. Drejtuesi fatkeq i mjetit po lëvizte me makinën e tij markë Smart në rrugën nacionale në drejtim të Selanikut dhe për shkak të punimeve, i është dashur të lëvizë në dalje të Agia Marinës. Në kryqëzimin e daljes, në mbikalimin që lidh autostradën e vjetër me Agia Marinën, duket se nuk e ka vënë re tabelën STOP dhe ka tentuar pa u ndalur të kalojë vertikalisht rrugën për të hyrë në autostradën e vjetër.

Pronari aksidentohet me vdekje, qeni i tij e pret pranë makinës

Në atë kohë në urë në drejtim të Agia Marinës lëvizte normalisht një Nissan ngjyrë argjendi, i cili përplasi Smartin. Përplasja ka shkaktuar përmbysjen e mjetit të dytë, duke lënë të vdekur menjëherë drejtuesin e tij 54-vjeçar. Kjo është një pikë që shumë herë nuk është vënë re nga drejtuesit e mjeteve të dalë nga autostrada kombëtare se nuk kanë përparësi dhe janë shënuar shumë aksidente të rënda trafiku.

Pronari aksidentohet me vdekje, qeni i tij e pret pranë makinës
Në vendngjarje ka mbizotëruar paniku, ku policët e Policisë Rrugore të Autostradës kanë kërkuar ndihmë nga EMS dhe Zjarrfikëset. Burri fatkeq është nxjerrë i vdekur nga automjeti i tij dhe është dërguar në ambulancë. Qeni i viktimës, i cili ndodhej edhe brenda mjetit fatal, u çlirua nga makina e dëmtuar rëndë. Të gjithë në vendngjarje u përpoqën ta qetësonin, ndërsa ai priste më kot që nga makina të diltë i gjallë dhe pronari i tij. Reagimi dhe pritja e qenit nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit që kanë fiksuar momentet dramatike.  

Poll