
Përveç rolit të tij si Toger Dan në filmin Forrest Gump, për të cilin u vlerësua me çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, Gary Sinise është bërë i njohur për punën e tij bamirëse, e cila kryesisht ka të bëjë me fëmijët e ushtarëve të rënë.
Aktori ka themeluar fondacionin e tij "Gary Sinise Foundation", që nga viti 2011, në përpjekjen e tij për të ndihmuar dhe mbështetur në çdo mënyrë që mundet familjet e heronjve të luftës.
Një nga veprimet e tij më të mëdha është krijimi i Programit Snowball Express, gjatë të cilit ai udhëton me fëmijët e ushtarëve të rënë në Disneyland, krejtësisht falas.
70-vjeçari pagoi për biletën e avionit, aksesin në parkun argëtues, akomodimin e tyre, por edhe ushqimin e tyre, duke siguruar që shqetësimi i tyre i vetëm të jetë të kalojnë mirë.
Actor Gary Sinise took over 1,000 children of fallen soldiers to Disneyland, free of charge pic.twitter.com/BPqEZ6pkMF
— Dudes Posting Their W’s (@DudespostingWs) August 10, 2025
Sipas Disney Parks, ideja rrjedh nga një histori që daton që nga viti 2003, kur ushtari amerikan Jesse Givens i shkroi një letër gruas së tij para se të dërgohej në Irak, duke shprehur dëshirën që familja e tij të vizitonte parqet e Disney nëse ai nuk kthehej.
Dëshira e tij u bë realitet në vitin 2006, kur familja e tij, e shoqëruar nga familje të tjera të ushtarëve të rënë, vizituan Disneyland-in.
Gary Sinise u përfshi një vit më vonë, në vitin 2007, duke kënduar me Lt. Dan Band për këto familje. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2017, ai vendosi ta merrte zyrtarisht përsipër programin dhe udhëtimi i parë në Disneyland u zhvillua në vitin 2018, me këtë traditë që vazhdon çdo vit.
Every year, actor Gary Sinise takes more than 1,700 family members of fallen soldiers to Disney World for free pic.twitter.com/WVLJG3LZoK
— Historic Vids (@historyinmemes) September 16, 2025

