
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Temperatura minimale do të shënohet në Bajram Curri e Korçë me -1 gradë celcius. Ndërsa maksimalet në Berat, Fier e Elbasan me nga 18 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

