Tre prokurorë të posaçëm kanë mbërritur në Kuvend ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të vendoset nëse çështja për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë për votim në Kuvend ose jo.
Të pranishëm në mbledhje janë prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko si dhe kryeprokurori i posaçëm, Klodian Braho i cili sot merr zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK-ut.
Paralelisht me mbledhjen që zhvillohet në Kuvend, zhvillohet edhe mbledhja e këshillit të ministrave në godinën qeveritare. Versus.al

