MAGAZINË /

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Angli. Si do të luajnë kuqezinjtë!

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sonte sfidën e fundit në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026

Shkruar nga Versus

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Angli. Si do

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sonte sfidën e fundit në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.

Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.

Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.

Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Angli. Si do

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel

Poll