MAGAZINË /

Qershori përvëlues! Meteorologia paralajmëron temperatura të pazakonta, pritet të arrijnë kulmin në fundjavë

Ajo thekson se ky muaj ka nisur me vlera mjaft të larta të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë 35-36 gradë Celsius gjatë fundjavës. Nxehtësia do të përfshijë thuajse gjithë rajonin e Ballkanit.

Shkruar nga Versus
Qershori përvëlues! Meteorologia paralajmëron temperatura të
Lajda Porja

Zyrtarisht kemi hyrë në muajin qershor, ndërsa me ardhjen e verës ndjehet edhe rritja e ndjeshme e temperaturave.

Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar një qershor të nxehtë dhe përvëlues, ndryshe nga ato që kemi përjetuar më parë me temperatura të pazakonta.

Ajo thekson se ky muaj ka nisur me vlera mjaft të larta të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë 35-36 gradë Celsius gjatë fundjavës. Nxehtësia do të përfshijë thuajse gjithë rajonin e Ballkanit.

Po ashtu, Porja apelon për kujdes të veçantë gjatë orëve të pikut, nga ora 10:30 deri në 14:00, pasi këto periudha janë më problematike, sidomos për personat e moshuar.

"Qershori ka startuar me temperatura mjaft të larta, jo vetëm sot por që nga fundjava pati ndryshim të kushteve atmosferike. Dielli do të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë javës. Parashikohet se do të kemi rritje te temperaturave, ku në mesjavë do të arrijnë deri në 34 gradë. E premtja do të sjellë temperatura mbi 35-36 gradë. 

Qershori ka temperatura me vlera që shkojnë deri në rreth 30-31 gradë, ndërsa që në javën e parë startojmë me temp mjaft të larta. Nga nesër edhe në vijim do ngrohen edhe më shumë mëngjeset, edhe në vlerat minimale ku temperaturat do të shkojë deri në 13-14 në fundjavë më e ulëta. Dhe kjo ëshë vetëm vala e parë. 

Parashikohet se temperaturat me të larta do të jenë në brigjet greke, në Turqi, si dhe në pjesën më të madhe të Ballkanit. Po ashtu, Kosova dhe Maqedoni e Veriut. 

Orari i pikut është 10:30 deri në 14:00, ku duhet të tregohet kujdes, pasi janë oraret më problematika sidomos për moshat e treta.", tha Porja. 

Poll