MAGAZINË /

Reagon Xum Allushi pasi martesës së Eglit dhe Gjestit, ja me kë e krahason çiftin

Ai postoi një foto nga telekomedia e njohur shqiptare Përrallë nga e kaluara, ku shfaqen personazhet Gjino dhe Marigo, duke bërë një paralelizëm me çiftin e sapomartuar të BBV.

Shkruar nga Versus
Reagon Xum Allushi pasi martesës së Eglit dhe Gjestit, ja me kë e
Pamje nga martesa e Gjestit dhe Eglit/Xum Allushi

Dasma e shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u komentua gjerësisht në rrjete sociale, jo vetëm nga publiku por edhe nga ish-banorët.

Një prej reagimeve që tërhoqi vëmendje ishte ai i Xum Allushit, i cili më herët kishte shprehur hapur pëlqimin e tij për Eglin gjatë qëndrimit në shtëpi.

Pas eliminimit, Xumi ka reaguar disa herë për dinamikën mes Eglit dhe Gjestit, por këtë herë zgjodhi një mënyrë më ironike për të shprehur mendimin e tij.

Ai postoi një foto nga telekomedia e njohur shqiptare Përrallë nga e kaluara, ku shfaqen personazhet Gjino dhe Marigo, duke bërë një paralelizëm me çiftin e sapomartuar të BBV.

Me këtë postim, ai duket se i referohet diferencës së moshës mes Eglit dhe Gjestit, ngjashëm me personazhet e komedisë.

Reagon Xum Allushi pasi martesës së Eglit dhe Gjestit, ja me kë e


Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: