Gjesti, këngëtari i njohur nga Kosova, ka arritur të realizojë një nga ëndrrat e tij më të mëdha duke fituar edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Nëna e tij shprehu emocionet e saj në një intervistë pas finales, duke thënë: "Jam nëna më e lumtur në botë, jo vetëm për çmimin, por për sjelljen e tij të jashtëzakonshme." Po ashtu, babai i Gjestit, i cili ka qenë një mbështetje e palëkundur gjatë gjithë rrugëtimit të tij, tha: “Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me performancën dhe me çdo aspekt të lojës”.
Gjesti ka kaluar një eksperiencë të veçantë në shtëpinë e Big Brother. Pas eliminimit në Big Brother VIP Kosova, ai mori vendimin për t'u bashkuar me edicionin shqiptar të këtij reality show.
Menjëherë pas fitores, Gjesti shprehu mirënjohjen e tij për familjen, miqtë dhe fansat, të cilët e mbështetën pa asnjë kusht gjatë gjithë kohës. Ai theksoi se ky çmim për të nuk është thjesht një trofe, por një dëshmi e forcës dhe guximit që ka treguar në këtë reality show, duke e përmendur se “nuk duhet të kesh mëshirë” për të arritur sukses.








