
Edhe sot ashtu si ditën e djeshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Parashikohet që moti të jetë vranët në mëngjes, ndërsa gjatë gjithë natës ka patur reshje të dendura shiu. Ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Versus.al
