
Aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone kanë qenë protagonist së bashku vetëm në një film: "Happy days' , në 1974.
Por xhirimet në këtë projekt i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe grindja mes tyre vazhdon edhe sot.
Protagonisti i ‘Rock’ gjatë filmit i është dashur të xhirojë edhe një skenë sherri me aktorin e ‘Pretty Woman’, për të cilën Stallone në një intervistë u shpreh:
'Ai e kaloi kufirin. Më kapi dhe unë i thashë të qetësohej. Ai vinte rrotull me xhaketën e tij të motorrit sikur donte të tregonte forcën.'
Megjithatë nuk ishte qëndrimi i Richard Gere gjatë xhirimeve përplasja mes dy aktorëve.
Shkaku i vërtetë i armiqësisë së tyre nuk është gjë tjetër veçse një sandwich pule me mustardë.
Dy aktorët ishin duke ngrënë një sanduiç në makinë dhe Stallone paralajmëroi Gere se pula e tij me mustardë dukej sikur po pikonte. Ai i kërkoi atij të ishte i kujdesshëm. Richard jo vetëm që nuk mori parasysh kritikat e Stallones por e spërkati me mustardë.
‘E qëllova me bërryl në kokë dhe e nxora nga makina’ kujton Stallone.
Situata mes aktorëve ishte e paqëndrueshme dhe regjisori i filmit duhej të zgjidhte mes dy aktorëve. Më në fund, Richard Gere ishte ai që duhej t'i thoshte lamtumirë filmit dhe Perry King i zuri vendin e tij.

Dy aktorë u grindën për Dianën, Princeshën e Uellsit
Po kjo nuk është e situata e vetme kur aktorët janë grindur. Thashethemet thonë se dy aktorët janë takuar në një festë të organizuar nga Elton John në vitin 1999. Në atë event ishte Diana, Princesha e Uellsit dhe prania e saj tërhoqi vëmëndjen e 'Rambos' dhe të Gere, të cilët patën një konflikt të dhunshëm në të cilin duhej të ndërhynte i dashuri i Elton John për t’i ndarë./Versus.al







