MAGAZINË /

Rihyrja në shtëpinë e BBVA, Egli Tako humb mijëra ndjekës në vetëm 12 orë

Brenda vetëm 12 orësh nga kthimi i saj në emision, Egli pësoi një rënie të konsiderueshme në numrin e ndjekësve të saj në Instagram, duke humbur rreth 10,000 ndjekës duke rënë kështu nga 353,000 në 343,000.

Shkruar nga Versus

Rihyrja në shtëpinë e BBVA, Egli Tako humb mijëra

Egli Tako u kthye në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania" pas një votimi publik që i dha mundësinë për një fillim të ri dhe për të luftuar për çmimin e madh.

Megjithatë, rikthimi i saj nuk u prit me entuziazëm nga të gjithë.

Brenda vetëm 12 orësh nga kthimi i saj në emision, Egli pësoi një rënie të konsiderueshme në numrin e ndjekësve të saj në Instagram, duke humbur rreth 10,000 ndjekës duke rënë kështu nga 353,000 në 343,000.

Kjo rënie mund të jetë një pasojë e reagimeve të ndryshme të publikut ndaj rikthimit të saj.

Ndërsa disa e mbështetën, të tjerë mund të kenë ndjerë zhgënjim ose mospëlqim ndaj vendimit të produksionit për t'i dhënë një shans të dytë. /Versus.al

Poll