
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të shënohen në zonat e Shqipërisë së mesme dhe në jug me 24 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë. Versus.al
