MAGAZINË /

Rita Ora në konflikt me fqinjët e shtëpisë me vlerë miliona paund, e padisin në polici

Në ankesën e dorëzuar, fqinjët e Rita Orës ankohen për zhurmat dhe mungesën e izolimit të mjediseve që shkaktojnë ndotje akustike.

Shkruar nga Versus

Rita Ora në konflikt me fqinjët e shtëpisë me vlerë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është së fundmi në një konflikt me fqinjët e saj të shtëpisë me vlerë 7.5 milionë paund të blerë në veri të Londrës.

Prona u ble nga këngëtarja në vitin 2021, por ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh tepër striktë kur vjen puna e privatësisë dhe qetësisë së tyre, gjë për të cilën ishin ankuar edhe më herët.

Pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm. Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.

Në dokumentin e tyre thuhet: “Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.

Ata shtuan gjithashtu se, pavarësisht se projekti përmend izolim akustik, dyert e mëdha rrëshqitëse sugjerojnë se mund të ketë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë. Fqinjët përmendën se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha apo festat, pikërisht për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve.

Ankesa vijon: “Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.

Një tjetër banor ka ngritur madje shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të pengojë ketra dhe dhelpra që jetojnë aty pranë. Pavarësisht këtyre ankesave, palestra do të ndërtohet dhe sipas arkitektit që e ka projektuar, do të ketë izolim të zhurmave. Versus.al

Tags:

rita ora

Poll