I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Së bashku me Atalanta Kërçykun kanë komentuar dhe analizuar edhe videot më të klikuara në 24 orët e fundit.
"Njerëzit që më kanë zhgënjyer më së shumti mua në këtë “Big Brother” janë Valbona të cilën e kam pasur shoqe, më ka zhgënjyer loja e saj absurditeti, dhuna, vulgariteti. Edhe Rozana, në anglisht thonë e ka dhj*rë komplet personalitetin e saj me vulgaritetin, me agresivitetin që unë nuk e kam pritur prej një femre artiste e ardhur nga një familje artistësh. Në të folur dhe në veprimet e saj çdo gjë e ka pasur vulgaritet, njeri totalisht i frustruar, totalisht zhgënjyes për mua dhe aspak model për t’u ndjekur nga fëmijët tanë. "
Milami deklaroi gjithashtu se duke qenë se e njeh Valbonën në “Big Brother Radio” ai pranoi se ish-banorja ka një lidhje jashtë dhe se e njeh djalin.
Unë guxoj të them që Valbona ka një lidhje jashtë.
Kur Atalanta e pyeti nëse Milaimi e njeh çiftin dhe nëse ka kontakt me ta, Milaimi tha:
Me çiftin jo por me Valbonën po. E di këtë që po e them, pak para se të hynte në BBV kjo e ka pasur një të dashur dhe e ka një të dashur. Edhe e njoh.
Është personazhi i njohur publik?
Nuk ka rëndësi, tani e pret apo jo janë gjëra që njeriu e pret dikë të dashur tek stacioni i autobusit, dikush tek treni, dikush në aeroport.
E gjitha kjo që ka krijuar Valbona ka qenë një lojë sipas tij?
"Vetëm kjo e Valbonës është 100 % lojë. Unë nuk them se Laerti e ka kuptuar lojën e Valbonës por agresiviteti, vulgariteti, arroganca dhe budallallëku në fund i Valbonës është rezultat i asaj që ajo e di që ka dikë jashtë dhe dikush po e pret nga jashtë."








