
Në episodin e fundit të “Goca dhe Gra”, Rozana Radi surprizoi publikun me një deklaratë të hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe jetesën e përbashkët me të.
Gjatë bisedës, ish-finalistja e edicionit të 4 të “Big Brother VIP” tregoi se përvojën e bashkëjetesës e sheh si pozitive dhe madje të këndshme.
Megjithatë, mënyra e saj e shprehjes ishte paksa e çuditishme pasi bën një krahasim midis vjehrrës dhe një pastruese filipineze.
“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi. Më mirë vjehrra se sa një pastruese filipineze", tha artistja./Versus.al







