MAGAZINË /

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit për të atin e ndjerë: Për shumë vite nuk folëm

Aktori Laret Vasili ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria dhe marrëdhënia me të atin e ndjerë.

Shkruar nga Versus

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit për të atin e ndjerë:

Aktori Laret Vasili ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria dhe marrëdhënia me të atin e ndjerë.

Ai tregoi sesi kishte rëndësi të futej në fushën e futbollit, por i ati ishte kundër kësaj dëshire të tij.  Madje ai tregon edhe ‘përplasjen’ që patën në vitin 1991, kur Laert Vasili drejtonte mitingun kundër regjimit komunist në Sarandë. Më pas u shpreh sesi për shumë vite nuk kishte folur me të atin.

“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund. Madje kur hodha bustin e Enverit në Sarandë dhe unë kryesoja mitingun.

Përballemi në mes para bibliotekës unë dhe babai, atë natë e kam kaluar në rajon. Në ’91, ika te daja në Delvinë nja tre javë nuk shkova në shtëpi se më akuzoi armik i popullit.

Do doja të kisha folur shumë më tepër me të. Për shumë vite nuk flisnim, përplaseshim. Më ka ngelur pengu që iku pa e bërë gjysh. Në vitet e Athinës filloi të ndihej krenar me arritjet e mia”- rrëfeu ai. Versus.al

Poll