MAGAZINË /

Serbia po kërkon ta "degdisë" në këtë stadium ndeshjen me Shqipërinë

Serbia kërkon ta "zhvendosë skenën": Ndeshja me Shqipërinë, jo në Beograd!

Shkruar nga Versus

Serbia po kërkon ta "degdisë" në këtë stadium

'Telenovela' futbollistike mes Shqipërisë dhe Serbisë rikthehet me një kapitull të ri! Teksa data 11 tetor 2025 po afron, kur dy kombëtaret do të përballen për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, Federata Serbe e Futbollit ka bërë një lëvizje surprizë: kërkon ta zhvendosë ndeshjen jashtë Beogradit!

Konfirmimi ka ardhur nga vetë sekretari i përgjithshëm i FSS, Branko Radujko, i cili përmes një deklarate për shtyp sqaroi arsyet e kësaj kërkese që tashmë i është adresuar zyrtarisht UEFA-s.

“Ne nuk dëshirojmë që kjo ndeshje të zhvillohet në Beograd. E dimë historinë mes dy kombëtareve dhe nuk duam të rrezikojmë me trazira apo tensione të panevojshme,” – tha Radujko, duke iu referuar episodeve të mëparshme të mbushura me polemika dhe incidente.

Në vend të atmosferës elektrizuese të Beogradit, serbët propozojnë të luajnë në Stadiumin "Duboçica" në qytetin e Leskovcit, një impiant i ri, i përuruar në 2023, me kapacitet prej vetëm 8,136 ulësesh. Nga një “Marakanë” me 50 mijë vetë... në një fushë më modeste dhe (sipas tyre) më e sigurt.

Kjo lëvizje ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale, me tifozë që ndahen mes atyre që e shohin si një masë sigurie... dhe atyre që mendojnë se Serbia “po i trembet” atmosferës që mund të krijojnë kuqezinjtë edhe jashtë shtëpisë.

 

Poll