
Përmendja e një sherri të Rozana Radit në Big Brother VIP4, bëri që në rrjetet sociale të aludohej mbi konfliktin që këngëtarja ka pasur në të shkuarën me kolegen e saj Rezarta Shkurta.
Kjo e fundit reagoi publikisht mbi këto aludime, duke sqaruar se konflikti mes tyre ka ndodhur në vitin 2008 në një shfaqje televizive. Por theksoi se bëhet fjalë për një debat të vogël mbi një recetë pastash pa asnjë rëndësi serioze.
Këngëtarja mohoi zërat për një video dhune mes tyre duke sqaruar gjithashtu se në vitin 2012 kishin patur përplasje profesionale dhe jo për shkaqe xhelozie siç raportohej nëpër media. Versus.al









