MAGAZINË /

'Shko puthu nga “Myslym Shyri”'/ Debat i fortë në BBVA mes Inës dhe Stelinës: Ti mohon babain tënd!

Shkruar nga Versus

'Shko puthu nga “Myslym Shyri”'/ Debat i fortë

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhen gjithnjë e më të ashpra, teksa tensionet mes banorëve rriten nga dita në ditë. Sfida e fundit e dhënë nga Vëllai i Madh, ajo e shtypjes së pulsantit, vuri përballë Inën dhe Stelinën, duke ndezur një përplasje të fortë verbale mes tyre.

Gjatë lojës, Ina solli në vëmendje një histori personale të Stelinës, të cilën kjo e fundit e kishte rrëfyer më herët në emisionin “Për’puthen”, lidhur me marrëdhënien e saj me të atin. Kjo deklaratë u konsiderua e papërshtatshme nga Stelina, e cila reagoi menjëherë duke theksuar se publiku nuk i njeh arsyet e vërteta të situatës së saj familjare dhe se ato janë çështje personale.

Përplasja u përshkallëzua edhe më tej kur Stelina i përmendi Inës një moment të diskutuar jashtë shtëpisë, puthjen e saj me Kejsin, duke e akuzuar se ndërhyn shpesh në marrëdhëniet e të tjerëve. Nga ana tjetër, Ina e cilësoi Stelinën si një person që vepron për vëmendje dhe kamera, akuza që u mohuan prerë nga kjo e fundit.

Dialogu mes dy banoreve u shoqërua me tone ironike, akuza personale dhe fjalë të forta, duke e bërë këtë debat një nga momentet më të komentuara të ditës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga debati

Ina: Ti ke thënë ‘Qëkur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’.

Stelina: Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë.

Ina: Unë s’e di.

Stelina: A s’ke për ta ditur.

Ina: Një njeri që ka ndjenja… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin.

Stelina: Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve.

Ina: Po, më ka përkëdhelur familja ime.

Stelina: S’keni turp.

Ina: Shyqyr je ti e ndershmja e dheut.

Stelina: Më shumë se ty po.

Ina: Ti që puthesh me çunat në mes të ‘Myslym Shyrit’.

Stelina: Puthem. Po s’më ka dalë klip mua.

Ina: Aty e ke hallin ti. Se ti do të të vijë me kamerë, se je mësuar me kamera.

Stelina: Ashtu jam mësuar unë.

Ina: E kupton që bën çdo gjë për kamera?

Stelina: Çuditërisht më ka shpëtuar një puthje pa më dalë në kamera. Shaj ndonjë rob se aq di.

Ina: Mirë, shko qa tani.

Poll