
Një ngjarje e paprecedentë është publikuar në episodin e sotëm në emisionit “Përputhen” ku aktori i njohur Laert Vasili ka kryer një veprim të papranueshëm ndaj njërës prej vajzave konkurrente.
Me arsyetimin se po i mësonte djemve sesi të silleshin në takime, Laerti u çua nga karrigia e opinionistit dhe papritmas iu afrua konkurrentes Esme duke e puthur me forcë në buzë.
Kjo e fundit tentoi të shmangte puthjen ndërsa mbeti e tronditur pas kësaj ngjarje.
“Është diçka që nuk e prisja dhe nuk di si të reagoj dhe të shprehem, por është diçka që nuk e pranoj. Laerti, si aktor që është, më mori si shembull, si partneren e tij në krim për t’i treguar një mashkulli…”, tha Esme e shokuar.
Moderatorja Megi Pojani i kërkoi opinionistit Laert Vasili që të largohej nga program pas gjestit të rëndë.
“Në këtë studio ka vajza të lira të shprehen si të duan. Këtu nuk mund të ketë iniciativa që të cenojnë hapësirën e tyre, integritetin e tyre. Sa kohë unë jam në këtë program, do të jeni të sigurta dhe asgjë s’mund të cenojë personalitetin tonë. Të kërkoj ndjesë në emrin e produksionit. Laert, do të kërkoja, të lutem, të largohesh nga programi”.
Laerti kërkoi ndjesë duke u shprehur: “është e vështirë të kuptohet teatri”. Versus.al

