Kapiteni i Zvicrës, por me gjak shqiptar, Granit Xhaka, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, e cila e vuri sërish skuadrën heleve përballë Kosovës.
Xhaka është shprehur se Kosva është një skuadrër e fortë, po ashtu ai ka vlerësuar edhe dy skuadrat e tjera në grup, Suedinë dhe Slloveninë.
‘Kosova, një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time. Ka kohë që nuk luajmë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kemi mundur të fitojmë kundër Kosovës, ndaj së cilës kemi luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Europian dhe në një ndeshje miqësore. Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë’, u shpreh Xhaka.