Falë një grupi shkencëtarësh australianë, mund të jemi një hap më afër shërimit të HIV-it. Duke përdorur një teknikë të re ata mund ta identifikojnë virusin në qelizat e bardha të gjakut, duke e bërë të mundur luftimin e tij.
Kushdo që është i infektuar me HIV sot nuk mund të shërohet. Ilaçet mund ta shtypin virusin, por ai nuk zhduket kurrë nga gjaku. Shkenca mjekësore ka kërkuar një ilaç që funksionon për dekada të tëra dhe shkencëtarët në Institutin Peter Doherty në Melbourne të Australisë tani duket se janë në rrugën e duhur për një zbulim të madh.
Një nga sfidat më të mëdha në luftimin e virusit është se ai mbetet shumë mirë i fshehur midis qelizave të bardha të gjakut. Duke përdorur një teknikë të re, të bazuar në teknologjinë e ARNi-së që e njohim nga vaksinat kundër koronavirusit, shkencëtarët kanë arritur t'i bëjnë qelizat e virusit të dukshme.
Hulumtimi u botua në revistën shkencore Nature Communications.
Sipas Paula Cevaal, një studiuese në Institutin Peter Doherty dhe bashkautore e studimit, rezultatet e testit fillimisht dukeshin shumë të mira për të qenë të vërteta.
"Ne dërguam një kolege përsëri në laborator për t'i përsëritur ato, por ajo u kthye me rezultate po aq të mira çdo herë", i tha ajo The Guardian . "Kështu që na u desh ta besonim."
Që atëherë, testi është përsëritur mjaftueshëm herë saqë hulumtimi mund të publikohej.
"Ne mbetëm të mahnitur. Ne ishim të gjithë ulur aty me gojë hapur dhe thjesht thoshim, 'Uau'." është shprehur, Cevaal për Guardian./Versus.al







