MAGAZINË /

Shqiptari i parë që nënshkruan për Milanin, sot ditë e madhe për Jasharin

Pas dy muajsh negociata, më në fund u arrit marrëveshja për transferimin e shqiptarit në Milano.

Shkruar nga Versus

Shqiptari i parë që nënshkruan për Milanin, sot ditë e

Ditën e djeshme u bë zyrtare marrëveshja e arritur mes klubit të Milanit dhe futbollistit shqiptar Ardon Jashari i cili luante në Club Brugge. Pas afro dy muajsh negociata ku pati oferta e refuzime, më në fund kuqezinjtë kanë arritur të blejnë kartonin e përfaqësuesit të Zvicrës me një total prej 39 milionë eurosh.

Me t’u arritur marrëveshja mes klubeve, 23-vjeçari e mori rrugën drejt Milanos, ndërsa zbarkoi në aeroportin e Linates rreth orës 23:00.

Aty, ish-futbollisti i Luzernit, krahas gazetarëve, u prit nga dhjetëra tifozë të Milanit, të cilët i uruan mirëseardhje yllit të tyre të ri.

E nga ana e tij, mesfushori kreativ ishte i shkurtër në përgjigjet e dhëna.

“Jam shumë i lumtur, jam shumë i lumtur”, u shpreh futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut derisa po shkonte drejt hotelit ku do të vendosej mbrëmë.

Sot Jashari do ta ketë një ditë mjaft të ngjeshur. Fillimisht, në mëngjes do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore, për t’iu bashkuar më pas ekipit të Massimiliano Allegrit.

Jashari nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Kuqezinjtë, deri në verën e vitit 2030, ndërsa do të paguhet rreth 2,5 milionë euro në vit.

Ai kishte marrëveshje me shtatë herë kampionin evropian qe një kohë, ndërkohë që po i bënte presion klubit të deritashëm që të arrinte marrëveshje me gjigantin italian.

Jashari e donte aq shumë Milanin sa që i kishte refuzuar disa klube të njohura për të. “Rossoneri” ishin në zemrën e futbollistit pasi këtë klub ai e ëndërronte që kur ishte fëmijë. Versus.al

Poll