MAGAZINË /

"Është e pamundur”, zbulohet mesazhi që Alonso u shkroi drejtuesve të Realit pas shkarkimit

Shkruar nga Versus

"Është e pamundur”, zbulohet mesazhi që Alonso u

Xabi Alonso u shkarkua si trajner i Real Madridit menjëherë pas humbjes ndaj Barcelonës në ndeshjen për Superkupën e Spanjës. Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Xabi u dërgoi një mesazh drejtuesve të klubit duke u thënë se nuk duhet që të jenë gjithmonë në anën e futbollistit.

"Nuk mund t'u japësh lojtarëve kaq shumë pushtet. Është e pamundur që trajneri të sundojë në dhomën e zhveshjes nëse klubi është gjithmonë në anën e lojtarëve", raportoi medium La SER.

Gjatë pasdites largimi i Alonsos u pasua me lamtumira nga disa lojtarë të “galaktikëve”. Por shtatë lojtarë nuk i kanë thënë lamtumirë Xabit, përkatësisht Vinicius Junior, Eder Militao, Trent Alexander-Arnold, Ferland Mendy, Jude Bellingham, Brahim Diaz dhe Franco Mastantuono. Versus.al

Poll