Soni Malaj është një prej artisteve shqiptare, për të cilat duket se koha ka ndaluar. E ftuar në një intervistë në emisionin e pasdites tek “Rudina” ajo ka zbuluar se cili është sekreti i bukurisë që e karakterizon.
Në fakt, teksa këngëtarja ka qenë duke zhvilluar bisedën me Rudina Magjistarin, papritur i ka rënë zilja e telefonit, për të rikujtuar për kohën e ushqimit. Soni ka treguar publikisht se mban një regjim të rreptë ushqimor dhe aplikon “fasting”.
Megjithatë ajo thotë se nuk I ndahet as palestrës në të cilën shkon çdo ditë dhe ka një aktivitet të rregullt fizik.
"Unë patjetër, palestrën e kam të përditshme poor ‘fasting’ më së shumti dhe çfarë kam ndier rezultat, është për sa i përket lëkurës. Duke bërë ‘fasting’, trupi ushqehet me toksinat e veta dhe këto nuk na shkojnë në organizëm, është si punë agjërimi. Qëkur unë kam filluar ‘fasting’, po bëhen dy vite tani ose më shumë, jam shumë më energjike, nuk sëmurem kurrë, asnjëherë", u shpreh Soni /Versus.al/








