Ish-banorja e "Big Brother VIP Albania", Rizarta, u eliminua e dyta nga shtëpia e famshme gjatë spektaklit të së shtunës.
Megjithatë, para se të largohej, një video e saj me Aldon u bë virale dhe shkaktoi shumë reaksione në rrjetet sociale.
Në videon, të dy mund të shiheshin në krevat, duke biseduar, dhe një frazë e shkëmbyer mes tyre mori vëmendjen e publikut.
Aldo i tha Rizartës: "Shtrëngoje pak", ndërsa ajo iu përgjigj: "S’kam fuqi". Kjo bisedë u interpretua nga disa si një situatë me nënkuptime, gjë që krijoi diskutime të nxehta në internet.
Pas daljes nga shtëpia e "Big Brother", Rizarta u ftua në emisionin "Fun Club" për të sqaruar këtë moment. Ajo theksoi se biseda nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë dhe se ishte thjesht një keqkuptim.
“Ishte një moment krejt i zakonshëm, por që u keqkuptua. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë”, tha ajo.
Pavarësisht zhurmës që shkaktoi videoja në rrjetet sociale, Rizarta sqaroi se ndien keqardhje që publiku e ka interpretuar ndryshe.








