MAGAZINË /

Shuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti

Roli i tij i parë i madh në kinematografi ishte si mësuesi Agron në filmin “Lumë drite” në vitin 1970, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë e të suksesshme.

Shkruar nga Versus
Shuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti
Zhani Ziçishti

Këtë të mërkurë, në moshën 85-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti. I dashur për publikun shqiptar, Ziçishti interpretoi mbi 16 role në filmat artistikë dhe iu përkushtua për dekada të tëra skenës dhe kinemasë shqiptare.

Roli i tij i parë i madh në kinematografi ishte si mësuesi Agron në filmin “Lumë drite” në vitin 1970, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë e të suksesshme.

Ai mbetet i paharrueshëm për kontributin e tij në film, teatër dhe kulturën shqiptare, dhe veçanërisht për publikun e Korçës, ku ngjitej me mijëra herë në skenën e Teatri Andon Zako Çajupi.

Homazhet do të zhvillohen të enjten, më 26 shkurt, në hollin e Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga ora 09:30 deri në 10:30, ku miq, kolegë dhe artdashës do të mund të nderojnë kujtimin e tij./Versus.al

Poll