MAGAZINË /

Reshje shiu të herëpashershme në disa zona të vendit, si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 15 prill.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu të herëpashershme në disa zona të vendit, si

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme..

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 2-3 ballë. Versus.al

Poll