
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i ka habitur banorët e Fermës VIP dhe publikun pasi vendosi të largohej nga formati televiziv në mënyrë krejt të papritur.
Pa dhënë asnjë paralajmërim paraprak, këngëtarja ka vendosur të largohet menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Në një moment që nuk është transmetuar për publikun, Jonida ka mbledhur sendet e saj personale dhe është larguar në heshtje nga ferma, nën errësirën e natës.
Ende nuk dihet arsyeja përse ajo ka zgjedhur të largohet pasi deri në ato momente këngëtarja shihej si një ndër protagonistet kryesore për dinamikat brenda fermës. Mes aludimeve është përmendur edhe e ashtuquajtura “sfida e bajgave”, e cila mund të ketë ndikuar në vendimin e Jonidës për t’u larguar. Versus.al

