
Ditën e martë, moti do të ketë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin.
Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta në mesditë, duke regjistruar temperaturat nga 23 në 26 gradë kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdet dhe 20-21 gradë në zonat veriore.
Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 3-5 ballë. Versus.al

