Gimbo, DJ i njohur dhe mik i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, duke folur për rrugëtimin e tij muzikor, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi.
Në intervistë, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa dhe motivimi i tij kryesor për të punuar dhe ka besuar gjithmonë se bashkë do të arrinin suksesin e madh. “Ne jemi dyshja që gjithmonë kemi besuar se mund të arrijmë më lart”, tha ai.
Kur u pyet nëse do të mund ta shihnim si konkurrent në Big Brother, DJ-u me humor e hodhi poshtë idenë. “Nuk do të ishte fer të fitoja dy herë”, tha ai, duke qeshur.
Një moment i ndjerë i intervistës ishte kur Gimbo ndau emocionet për humbjen e papritur të Eldionit, vëllait të Gjestit, duke e cilësuar si një tragjedi që tronditi të gjithë. “Për ne ka qenë një bam, Zoti i mëshiroftë ata. Ngushëllime për familjen. Falenderoj të gjithë ata që ishin pranë”, u shpreh ai me emocion.
Për të, Gjesti po kalon një periudhë të vështirë pas tragjedisë, por sipas Gimbos, ai është duke e përballuar më mirë tani dhe po kalon më shumë kohë me familjen. “Momentalisht është mirë, po rri me familjen”, tha ai, duke treguar mbështetje për mikun e tij në këtë kohë të vështirë.
Ky është hera e parë që një person i afërt i Gjestit flet hapur për gjendjen e tij, pas heshtjes totale që ka mbajtur fituesi i Big Brother VIP.
