MAGAZINË /

“Si të ishte bandit i vërtetë”, G Bani i ashpër me Lartin pas vendimit për Valbonën: Mashtrues e frikacak

Shkruar nga Versus

“Si të ishte bandit i vërtetë”, G Bani i ashpër

Pas vendimit që mori Laerti për të çuar në televotim veten dhe Valbonën duke bërë që edhe të ndaheshin si lojtar i vetëm që ishin, ka ardhur edhe një reagim nga ish-banori i BBVIP, G Bani.

Nëpërmjet një shkrimi në Instagram, G Bani ironizon aktorin Laert Vasili duke e cilësuar “mashtrues” dhe “frikacak”. Ndërsa u shpreh i bindur se Valbona do të eleminohet, G Bani kritikoi vendimin e Laertit duke thënë se ky i fundit zgjedh paratë mbi dashurinë.

“Del Valbona. Na akuzojnë për rrugeqër dhe të pashpirt ne që japim shpirtin dhe sakrifikojmë çmime, prestigj, simpatinë e njeriut që pëlqejmë e deri dhe sigurinë trupore për ndjenjat. A ka mashtrues dhe frikacakë më të mëdhenj se këta pseudo aktorë që edhe lotët i kanë fallco si krokodila intelektualë. Si të ishin banditë të vërtetë i qëndrojnë sloganit “Money over Love”! Sa lirë e shesin fjalën dashuri. Sa për budallej që e kanë publikun disa lojtarë. Dashuria në kohën e kolerës…”- shkruan G Bani. Versus.al

“Si të ishte bandit i vërtetë”, G Bani i ashpër

Poll