Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 27-të, duke tërhequr vëmendjen me një dhuratë luksoze që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke provuar një orë të markës Audemars Piguet Royal Oak, e mbuluar plotësisht me diamante. Kjo orë, e njohur për çmimin e saj të lartë që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të arrijë deri mbi 500,000 dollarë, konsiderohet një simbol i statusit dhe luksit në botën e koleksionistëve.
Në përshkrimin e videos, Arbenita shkruan: “Imagjino të më urresh ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia”, duke lënë të kuptohet se kjo dhuratë e veçantë mund të jetë nga partneri i saj aktual, një biznesmen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilin ajo jeton në Dubai .
Kjo dhuratë e veçantë vjen pas një periudhe të rëndësishme në jetën e Arbenitës, e cila në prill të vitit 2021 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Ninën. Në atë kohë, ajo e quajti vajzën “dhurata më e mirë për ditëlindje” .
Me këtë postim, Arbenita duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë. Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet







