MAGAZINË /

S’ka më dyshime, Dua Lipa e thotë vetë: Jam fejuar, nuk i heq dot sytë nga unaza!

Ndërkohë, thashethemet për një fejesë nisën më herët, në prag të Krishtlindjeve 2024, kur Dua postoi në Instagram një foto me një unazë diamanti në gishtin e fejesës. Ndonëse nuk dha asnjë koment në atë kohë, fansat (dhe mediat) nuk e lanë pa vënë re detajin.

Shkruar nga Versus

S’ka më dyshime, Dua Lipa e thotë vetë: Jam fejuar, nuk i

Dua Lipa, ka konfirmuar zyrtarisht fejesën me aktorin britanik Callum Turner, dhe po, sipas fjalëve të saj – është super e lumtur!

Në një intervistë të fundit për British Vogue, këngëtarja 29-vjeçare zbuloi lajmin e bukur, duke thënë thjesht dhe pa shumë zhurmë:

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese.”
Romanca e tyre nisi të përflitej për herë të parë në janar 2024, kur të dy u panë duke kërcyer në një festë në Londër. Dhe megjithëse e kanë mbajtur shumë private lidhjen e tyre gjatë gjithë vitit, kanë qenë bashkë në shumë evente – nga darka romantike në New York, deri te Met Gala 2025, ku u shfaqën për herë të parë në tapetin e kuq si çift.

S’ka më dyshime, Dua Lipa e thotë vetë: Jam fejuar, nuk i

 

Ndërkohë, thashethemet për një fejesë nisën më herët, në prag të Krishtlindjeve 2024, kur Dua postoi në Instagram një foto me një unazë diamanti në gishtin e fejesës. Ndonëse nuk dha asnjë koment në atë kohë, fansat (dhe mediat) nuk e lanë pa vënë re detajin. Në Paris Fashion Week, ajo madje tentoi ta fshihte dorën nën mantelin dramatik, por fotografët s’e lanë t’ua hidhte – dhe unaza u kap në një nga fotot.

S’ka më dyshime, Dua Lipa e thotë vetë: Jam fejuar, nuk i

 

Tani, me lajmin zyrtar, Dua ka ndarë edhe disa detaje të ëmbla për unazën e saj:

“Jam e fiksuar pas saj. Është aq ‘unë’. Është ndjesi e bukur të dish që personi me të cilin do kalosh jetën të njeh aq mirë,” tha ajo, duke zbuluar se Callum kishte bashkëpunuar me motrën e saj dhe mikeshat më të ngushta për ta dizajnuar.

Sa i përket martesës, mos shpresoni për diçka tani afër. Për momentin, nuk ka plane konkrete:

“Dua të mbaroj turneun tim, Callum është me xhirime, kështu që po shijojmë këtë periudhë,” tha Dua.

“Nuk kam qenë ndonjëherë ajo vajza që ka ëndërruar për një dasmë, por tani papritur mendoj: ‘Hmm, çfarë do vishja vallë?’”

Në intervistë, ajo u ndal edhe te pesha emocionale e këtij hapi:

“Nuk e kuptoja plotësisht se çfarë do të thotë të fejohesh, deri kur më ndodhi. Të marrësh një vendim për t'u plakur bashkë me dikë, për ta kaluar jetën me shokun tënd më të mirë… është një ndjesi shumë e veçantë.”

Çifti e ka bërë marrëdhënien publike në korrik 2024, kur Dua postoi dy foto me Callum nga festivali Glastonbury. Në njërën foto ai e puthte në kokë, në tjetrën rrinin shtrirë dhe flisnin si dy adoleshentë të dashuruar. Pastaj erdhi fotoja e puthjes për Vitin e Ri.

Dhe ja ku jemi dhe ne – duke parë një nga vajzat tona më të suksesshme në botë teksa jeton një dashuri që duket si skenar filmi, por që është 100% realitet. /Versus.al/

Poll