MAGAZINË /

Skandal në Champions, tifozët polakë shpalosin banderolën "Kosova është Serbi"! Skuadra serbe i falenderon

Shkruar nga Versus

Skandal në Champions, tifozët polakë shpalosin banderolën

Një skandal është shënuar gjatë ndeshjes në Champions League mes klubit serb Crvena Zvezda dhe skuadrës polake Lech Poznan. Mbrëmjen e djeshme, skuadra serbe ka falenderuar tifozët e klubit polak të cilët shpalosën në stadium një baner të madh me shkrimin “Kosova është Serbi”.

Lech Poznan ishte nikoqir i Crvena Zvezdas në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultat 3-1 në favor të mysafirëve.

Por ajo që ra në sy ishte një skandal i madh i prodhuar nga tifozët vendas të Lech Poznan, të cilët gjatë ndeshjes shpalosën një baner të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Skandal në Champions, tifozët polakë shpalosin banderolën

Skandali i thellua edhe më shumë pas përfundimit të ndeshjes, ku pjesë e saj u bë edhe faqja zyrtare apo vetë klubi i Crvena Zvezdas që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falenderonte tifozët që shpalosën banderolën. Versus.al

Poll