MAGAZINË /

SKANDALI/ Tifozët përdhosin varret e Diogo Jotës dhe vëllait të tij: Bënë selfie menjëherë pas varrimit

 Autoritetet lokale u detyruan të thërrisnin policinë për të ndaluar tubimin dhe për të shpërndarë turmën.

Shkruar nga Versus
SKANDALI/ Tifozët përdhosin varret e Diogo Jotës dhe vëllait
Pamje nga varrimi i Diogo Jotes dhe vellait te tij

Shumë tifozë përdhosën varrin e Diogo Jotës për të përfituar nga mundësia për të bërë selfie.

Edhe pse familja e futbollistit portugez të vrarë tragjikisht kërkoi dinjitet dhe privatësi në momentet e tyre të pikëllimit , individët i injoruan thirrjet për respekt dhe, duke dashur një kujtim, iu afruan gurëve të varreve, u ulën pranë kryqeve dhe bënë fotografi të varreve me telefonat e tyre.

 Autoritetet lokale u detyruan të thërrisnin policinë për të ndaluar tubimin dhe për të shpërndarë turmën.

 

Incidenti shkaktoi reagime të dhunshme në publikun portugez, dhe rrjetet sociale u 'përmbytën' me komente nga qytetarë të neveritur që dënonin humbjen e empatisë./ Versus.al

Poll