MAGAZINË /

Sot dita më e nxehtë me temperatura deri në 44 gradë, por sinoptikantja jep lajmin e mirë

E diela duket se sjell një freskim të temperaturave në vend duke shënuar rënie të ndjeshme.

Shkruar nga Versus

Sot dita më e nxehtë me temperatura deri në 44 gradë, por

Sot janë shënuar temperaturat më të larta në vend, duke e bërë ditën më të nxehtë të sezonit deri më tani. Në disa zona, termometri ka shënuar deri në 44 gradë celcius.

Por fatmirësisht, duket se kjo gjë nuk do të zgjasë, pasi sinoptikantja Besa Sherollari nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, tha se nga dita e nesërme, temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe termometri nuk do t’i kalojë shifrat 37/38 gradë celcius.

“Temperaturat pritet që sot të shkojnë në 43 gradë celsius, lokalisht 44, por lajmi i mirë është që nga dita e nesërme presim një tërheqje të këtyre temperaturave dhe termometri nuk do t’i kalojë më shumë se 37-38 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare”, tha Sherollari. Versus.al

Poll