MAGAZINË /

Spektakël në Champions League, Atalanta përmbys Dortmundin me 4 gola dhe kalon më tej

Shkruar nga Versus

Spektakël në Champions League, Atalanta përmbys Dortmundin me 4

Skuadra e Atalantës ku luan edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti bëri një paraqitje spektakolare dhe ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke mundur 4-1 Borussia Dortmund në ndeshjen e dytë të play-off-it, një fitore që ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe shumë shpejt, në minutën e 5-të, Atalanta e shfrytëzoi një gabim të Bensebaini dhe Svensson për të shënuar golin e parë me një goditje të mprehtë nga Scamacca pas një krosi të Bernasconit. Pas disa mundësish për të dy ekipet, përfshirë një goditje nga Zalewski dhe mundësi nga Brandt dhe Guirassy për Dortmundin, Atalanta rriti epërsinë në minutën e 45-të. Pas një gjuajtje të rrezikshme nga Zappacosta dhe një devijimi të gabuar nga Bensebaini, topi përfundoi në rrjetën e Kobel, duke bërë që rezultati të ishte 2-0 në pauzën e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Atalanta nuk e humbi ritmin dhe në minutën e 57-të, një krosim i saktë nga de Roon i mundësoi Pasalicit të shënonte me kokë golin e tretë dhe të përfundonte përmbysjen e totalit të dy ndeshjeve. Dortmundin e hodhi në sulm Adeyemi, i cili arriti të ngushtonte diferencën me një goditje nga distanca në minutën e 75-të, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke mbajtur shpresa për një mundësi rikthimi.

Por, në minutat shtesë, kur dukej se do të shkonim në kohë shtesë, një penallti e mundshme ndryshoi gjithçka. Krstovic u godit në kokë brenda zonës, dhe pas një shqyrtimi të gjatë të VAR, u dha një penallti për Atalantën, ndërkohë që Bensebaini u ndëshkua me karton të kuq. Samardzic nuk gaboi nga pika e bardhë dhe shënoi golin e katërt, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin për Atalantën në minutën e 98-të.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta do të përballet në çerekfinale me një nga dy ekipet më të forta, Arsenalin ose Bayern Munich.

 

 

 

Poll