MAGAZINË /

Stërvitja e fundit para përballjes me Kroacinë, Sylvinho me ndryshime në formacion

Sylvinho ka zgjedhur të bëjë një ndryshim në formacion sa i takon fazës sulmuese të ekipit.

Shkruar nga Versus
Stërvitja e fundit para përballjes me Kroacinë, Sylvinho me
Kuqezinjtë para nisjes drejt Hamburgut

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt stadiumit “Volksparkstadion” 57 mijë vendësh në Hamburg ku pritet të ndeshet me Kroacinë në orën 15:00 të ditës së nesërme në një ndehsje që do të vulosë fatin e njërit prej ekipeve sa i takon vijimit të rrugëtimit në “Euro 2024”.

Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e lojtarëve të ekipit kuqezi të cilët janë nisur drejt stadiumit ku do të zhvillojnë sot stërvitjen e fundit pas konferencës për shtyp që do të mbajë trajneri Sylvinho në orën 17:00.

Ky i fundit, ka zgjedhur të bëjë ndryshime në formacion. Risia krahasuar me formacionin e ndeshjes me Italinë, pritet të jetë sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Taulant Seferit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, në portë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani (Laci), Bajrami, Hoxha (Seferi), Broja

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongaric, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Kramaric, Budimir. Versus.al

Stërvitja e fundit para përballjes me Kroacinë, Sylvinho me
Renditja në grupin B
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: