MAGAZINË /

Sylvinho largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare! FSHF prezanton sot trajnerin e ri

Flitet se kandidat i mundshëm është një italian.

Shkruar nga Versus

Sylvinho largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare! FSHF prezanton sot

Braziliani Sylvinho Mendes nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare. Lajmi është bërë i ditura nga një komunikim për mediat i FSHF që ka njoftuar se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.

Në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.

Braziliani iu bashkua kombëtares si pasues i Edi Rejës, në vitin 2023. Brenda vitit të tij të parë në këtë post, Sylvinho arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.

Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale. Versus.al

 

Poll